Reshjet e së enjtes, kanë bërë që një veturë të fundoset në ujë. Rasti ka ndodhur në fshatin Prelez të Ferizajt.
Në fotografinë e publikuar shihet se vetura është mbuluar pothuajse tërësisht nga uji.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai tha se rasti ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes, dhe ka ardhur si shkak i grumbullimit të ujit në atë vend.
Për fat të mirë, nuk ka pasur të lënduar.
“Ju njoftojmë se, rreth orës 20:30 në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Prelez i Jerlive të Ferizajt, shkak i grumbullimit të ujit nga të reshurat e shiut një veturë me targa vendore, ka dalë jashtë rruge, ndërsa nuk raportohet për lëndime”, tha Veseli.