Komuna e Shtimes, me fillim të muajit shkurt të sivjetmë, mori vendim që t’i asistojë nënat lehona.
Bëhet fjalë për ndarjen e mjeteve, nga 100 euro për fëmijën e pare të lindur, 150 për fëmijën e dytë dhe 200 për të tretin.
Veç kësaj, kjo komunë e udhëhequr nga kryetari Qemajl Aliu, u kujdes për t’i ndihmuar edhe binjakët dhe trinjakët. Për binjakët ndahen 500 euro, ndërsa për trinjakët nga 1,000 sosh.
Por, sot në një emision televiziv, kryetari Aliu, tek moderatori Enis Reçica, njoftoi se ende nuk ka përfitues të 1,000 eurove.
Sipas tij, prej shkurtit kur ka nisur së implementuari ky vendim, asnjë nënë nuk ka lindur trinjakë. Por, Aliu konfirmoi që ka binjakë të lindur që janë përfitues të subvencionit.