Ngritet aktakuzë ndaj E.R për rrezikim të rendit kushtetues, propozohet burg edhe për tre të mitur nga Ferizaj

Ferizaj

Ngritet aktakuzë ndaj E.R për rrezikim të rendit kushtetues, propozohet burg edhe për tre të mitur nga Ferizaj

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit E.R për shkak të veprës penale Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike nga neni 122 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Po ashtu, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës i ka propozuar Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamentit për të Mitur, shqiptimin e dënimit me burgim ndaj të miturve T. B, M. R. dhe V. T për shkak të veprës penale të lartcekur.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës dhe propozimit për shqiptimin e dënimit me burgim për të mitur.

I ka propozuar Gjykatës që të njëjtëve t’iu vazhdohet masa e paraburgimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat