E të mërkurën, në këtë shesh, Tony Blair do të vijë, për të qëndruar përgjithmonë.
Kjo pasi janë bërë edhe përgatitjet e fundit, që shtatorja e ish-kryeministrit britanik, të vendoset në Ferizaj.
E gjitha kjo, falë punës të Fondacionit “Ne Kujtojmë Tony Blair”.
“Arsyet janë shumë të qarta, Tony Blair është nga figurat kyqe, që e ndihmoi popullin e Kosovës në çlirim, ka bërë një vepër gjigante dhe kjo që po e bëjmë në, është një gjest i vogël”, shprehet Bashkim Fazliu nga ky fondacion.
E për përurimin e shtatores është përzgjedhur edhe një datë e veçantë.
Bëhet fjalë për 12 qershorin, ditën e çlirimit të Ferizajt.
Por, a do të jetë vet Tony Blair, mysafir në përurimin e shtatores së tij?
“Ne i kemi bërë ftesat me kohë, qysh para 8 muajve i ka shkuar ftesa kabinetit të Tony Blair-it, por tani nuk mund të konfirmoj asgjë, pasi në ditët e fundit e kanë pshtjell pak punën edhe niveli qendror, por me rëndësi që me 12 qershor, Tony Blair do të jetë në Ferizaj në bronz”, tregon Fazliu.
Vendosjen e shtatores së ish-kryeministrit që luajti një rol kyç për intervenimin e NATO-s në Kosovë, po e mirëpresin qytetarët e Ferizajt.
E gjithë puna për punimet e shtatores së Tony Blair, filloi qysh në vitin 2016.
Ndërsa në Ferizaj, do të vendoset në sheshin që mban emrin e tij, dhe pranë “Sheshit të Dëshmorëve”