Statuja e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair do të inaugurohet sot në Ferizaj.
Statuja e cila ka një vit që planifikohet është financuar nga banorët, biznese e diaspora. Eventi pritet të mbledhë emra të njohur për opinionin publik.
Fondacioni “Ne kujtojmë Tony Blair” është bartës dhe organizues i tërë projektit mbi ngritjen e shtatores së Tony Blair-it dhe organizimin e tubimit Inaugurues me 12 qershor 2024 në Sheshin “Tony Blair” në Ferizaj, duke filluar nga ora 14:00.
Më shumë se 13,000 shqiptarë te Kosovës u vranë në luftën e viteve 1998-99. Blair, i cili ishte kryeministër i Britanisë nga viti 1997 deri në vitin 2007, mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë për ta detyruar atë të tërhiqej nga Kosova.