Punëtorët në Kosovë përballen me sfida të shumta, e ndër to janë edhe kushtet në vendet e punës dhe rreziku që u kanoset. Jo rrallëherë ata e pësojnë keq, madje edhe tragjikisht, qoftë në ndërtimtari, apo edhe në sektorë të tjerë, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast të tillë të lëndimit në punë e kanë marrë edhe dy punëtorë përgjatë ditës së sotme.
Dy punëtorë janë lënduar duke punuar në një ndertesë në rrugën “Gëzim Sahiti” në Ferizaj.
Të njëjtit, janë dërguar në Emergjencën në Ferizaj për trajtim, teksa burime të Sinjalit brenda aty bëjnë me dije se gjendja e tyre është stabile.
Policia është njoftuar përr rastin dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si Asgjesimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtese dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës.