Gjatë 24 orëve të fundit policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 234 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, ndërsa ka hequr katër patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, ku parashihet masa mbrojtëse heqje e patentë shoferit.
Në njoftimin e Policisë bëhen të ditura disa nga kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacionin rrugor:
Tejkalim i shpejtësisë, 70 gjoba
Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 13 gjoba
Kundërvajtje të ndryshme ndaj motoçiklistëve, 13 gjoba, ndërsa janë konfiskuar 7 motoçikleta
Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 10 gjoba
Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 6 gjoba
Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 6 gjoba
Tejkalim në vijë të plotë, apo vend të ndaluar, 3 gjoba
Drejtimi nën ndikimin e alkoolit , 1 gjobë
Të tjera, 112 gjoba
Ndërsa janë raportuar 4 aksidente në komunikacionin rrugor, prej tyre:
me dëme materiale, 3
me lëndime, 1
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes.
Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë : 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.