Aliu: Rritja e popullësisë së Ferizajt, dëshmi se qyteti ofron mundësi

Ferizaj

Aliu: Rritja e popullësisë së Ferizajt, dëshmi se qyteti ofron mundësi

Më: 12 korrik 2024 Në ora: 13:42
Agim Aliu

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar sot numri e popullsisë së Kosovë i cili arrin shifren prej 1,589,659 banorë. Në treshen e parë të komunave për nga numri i popullsisë është Komuna e Ferizajit me 109,345 banorë.

Agim Aliu, kryetari i Komunës së Ferizajit, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, është shprehur se rritja e popullsisë dëshmon se ky qytet është zgjedhje për jetesë e familjeve dhe mundësi për biznese.

“Ferizaj, poashtu bën pjesë në mesin e pak Komunave të Kosovës, me rritje të popullsisë, tregues ky që dëshmon se çdo ditë e më shumë, qyteti ynë është zgjedhje për jetesë e familjeve të shumta dhe mundësi për biznes”, shkruan ai.

Rikujtojm që nga 38 komuna të Kosovës, 9 prej tyre kishin rritje të popullsisë, ndërsa 29 të tjera kishin zvogëlim të numrit të popullsisë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat