Përplasje mes pozitës e opozitës në KPF të Ferizajt shkaku i një propozimi për këmbim të pronës

Ferizaj

Përplasje mes pozitës e opozitës në KPF të Ferizajt shkaku i një propozimi për këmbim të pronës

Më: 26 korrik 2024 Në ora: 15:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Anëtarët e Komitetit për Politikë e Financa në Ferizaj kanë debatuar për një varg pikash të rendit të ditës,, por në mesin e tyre edhe për një këmbim të një prone e cila ka nxitur reagimin e opozitës.

Një biznesmen kishte kërkuar nga komuna t’ia jepte pronën e tij private institucionit të komunës në këmbim të dhënies së lejes për një mbindërtim. Kjo çështje ka nxitur reagimin e opozitës.

Flamur Istrefi shef i grupit të kuvendarëve nga radhët e LDK-së, ka thënë për telegrafin se komuna nuk duhet të lejonte veprime dhe shkelje të tilla.

Është hera e parë që na ka ardhur një propozim i tillë, pra që të këmbehet prona private që është marr për interes të përgjithshëm, me dhënie pëlqimi për ndërtim. Zakonisht pronat shpronësohen ose këmbehen me prona komunale të cilat propozohen nga komisioni që është i zgjedhur për një gjë të tillë. Sot reagova për një gjë të tillë pasi që nuk është Kuvendi për këmbime të tilla. Është obligim I drejtorisë së Urbanizmit që të jap ose të refuzoj leje ndërtimore dhe nuk mund të ngarkohemi ne si kuvend me një përgjegjësi të tille”, ka thënë Istrefi.

Media ka provuar të marrë një deklaratë nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Ferizaj Xhavit Zariqi, por ai ka qenë i pa qasshëm. Ndërkohë zyra për informim në këtë komunë, nëpërmjet një postimi ka njoftuar lidhur me zhvillimet e Komitetit për Komunitete.

“U diskutuan edhe disa propozim vendime për dhënien në shfrytëzim afatgjate të pjesëve te ngastrave 626-2 Z.K.Babush i Ri, propozim -vendimi paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurt të objekteve të institucioneve parashkollore – çerdheve, propozim – vendim për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesës së ngastrës kadastrale; 2435-1 dhe 2435-2 Z.K.Ferizaj, pronë private, me qëllim të këmbimit pjesën e parcelës kadastrale 180-10 Z.K.Talinovc i Jerlive, pronë e Komunës së Ferizajt”, thuhet në njoftim

Sipas këtij njoftimi në këtë mbledhje u diskua edhe propozim -vendim për shpalljen e interesit të përgjithshëm pjesës së ngastrës kadastrale 721-0 Z.K. Nekodim me sipërfaqe 1426 m2 pronë private, propozim – vendimi për rishqyrtimin e vendimit me Nr. 01. Nr. 52 të datës 30.05.2024, por edhe propozim – vendimi për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit Nr. 01.Nr.33 të datës 30.04.2024.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat