Një nga sheshet kryesore të Ferizajt do të marrë emrin “Adem Demaçi”.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Agim Aliu.
Sheshi që do të marrë emrin e Demaçit është ai përballë stacionit hekurudhor në Ferizaj.
“Në përvjetorin e amshimit të bacës Adem, sot e gjithmonë ai është i gjallë mes nesh, me veprën e frymëzimin ndër breza” ka shkruar Aliu në njoftimin e tij.
Ky është njoftimi i plotë:
Ferizaj me sheshin “Adem Demaçi”
Kuvendi i Komunës miratoi sot propozimin tim, që një prej shesheve kryesore –
sheshi përballë Stacionit Hekurudhor në Ferizaj, të mbaj emrin e simbolit të rezistencës kombëtare, Nderit të Kombit, “Mandela i Kosovës”, Adem Demaçi.
Në përvjetorin e amshimit të Bacës Adem, sot e gjithmonë ai është i gjallë mes nesh, me veprën e frymëzimin ndër breza.
Faleminderit anëtarëve të Kuvendit për mbështetjen!