Zjarri shkakton dëme në një fabrikë të ujit në Ferizaj, digjen tri vetura

Ferizaj

Zjarri shkakton dëme në një fabrikë të ujit në Ferizaj, digjen tri vetura

Më: 2 gusht 2024 Në ora: 21:00
Ilustrim

Një zjarr ka shkaktuar dëme në fabrikën e ujit “Miros” në fshatin Mirosalë në Ferizaj.

Lajmi për media është konfirmuar nga Qazim Reka, major i Policisë së Kosovës.

Sipas tij, tri vetura janë djegur nga zjarri.

“Sot, më 02.08.204 në ora 17:43 është marrë një informatë për zjarr, i cili ka shkaktuar dëme tek fabrika e ujit “Miros” në fshatin Mirosalë,  menjëherë janë angazhuar njësia reaguese, ku në momentin që kanë arritur në lokacion kanë njoftuar se bëhet fjalë për një dëmtim, rreth 3 vetura që janë djegur si pasojë e zjarrit”- ka thënë majori Reka.

Reka ka thënë se të gjitha njësitet relevante janë duke u marrë me hetimin e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat