Një zjarr ka shkaktuar dëme në fabrikën e ujit “Miros” në fshatin Mirosalë në Ferizaj.
Lajmi për media është konfirmuar nga Qazim Reka, major i Policisë së Kosovës.
Sipas tij, tri vetura janë djegur nga zjarri.
“Sot, më 02.08.204 në ora 17:43 është marrë një informatë për zjarr, i cili ka shkaktuar dëme tek fabrika e ujit “Miros” në fshatin Mirosalë, menjëherë janë angazhuar njësia reaguese, ku në momentin që kanë arritur në lokacion kanë njoftuar se bëhet fjalë për një dëmtim, rreth 3 vetura që janë djegur si pasojë e zjarrit”- ka thënë majori Reka.
Reka ka thënë se të gjitha njësitet relevante janë duke u marrë me hetimin e rastit.