Sqarim i Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me ndërtimin e Spitalit të ri të Ferizajt
Ministria e Shëndetësisë ka dalë me një sqarim, lidhur me ndërtimin e Spitalit të ri të Ferizajt.
Kjo ministri thotë se ky spital i ri do të bëhet cilësor, e i sigurt.
“Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve të rajonit të Ferizajt të cilët e presin me padurim këtë investim në shëndetësinë publike. Dhe i sigurojmë të gjithë se jemi në rrugën e duhur dhe ky projekt tanimë është bërë i pakthyeshëm edhe për nga koha e përfundimit edhe për nga siguria e cilësia”, thuhet në njoftim të ministrisë.