Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Maqedonisë së Veriut, i dyshuar për shitblerje të narkotikëve

Ferizaj

Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Maqedonisë së Veriut, i dyshuar për shitblerje të narkotikëve

Më: 23 gusht 2024 Në ora: 12:59
Prokuroria Themelore në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar se kërkohet paraburgim  prej 30 ditësh nga Gjykata themelore ndaj të dyshuarit I.M shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të dyshimit se ka transportuar lëndën e dyshuar si heroinë me peshë të përgjithshme 6 kilogramë e 137 gram.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit I.M.,- shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut,  për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje pa autorizim kanë transportuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës, substancë narkotike të dyshuar si heroinë me peshë të përgjithshme 6 kilogramë e 137 gram.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 21.08.2024, në bashkëkryerje pa autorizim kanë transportuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës, substancë narkotike të dyshuar si heroinë në atë mënyrë që me veturën e markës “Audi”, të pandehurit U.B., dhe M.Sh., lëndën narkotike të dyshuar si heroinë , me peshë të përgjithshme: 6 kilogramë e 137 gramë (6.137.06 gr) e kanë transportuar përmes vendkalimit kufitar Hani Elezit, kurse i pandehuri I.M., me veturën e tij të markës Golf + i ka pritur në parkingun e ndërmarrjes tregtare “Viva Fresh” në Han të Elezit, kështu që rreth orës 20:30 min, të pandehurit U.B., dhe M.Sh.,  e kanë sjellur lëndën narkotike me veturën “Audi” afër veturës “Golf” , me ç’rast i pandehuri I.M., del nga vetura e tij dhe e merr lëndën narkotike nga vetura “Audi” dhe kthehet me veturën e tij me qëllim që ta dorëzoj tek blerësi i simuluar, mirëpo intervenojnë njësitë mbështetëse të policisë të cilat e arrestojnë të pandehurin I.M., si dhe e sekuestrojnë veturën “Golf “ +  dhe lëndën narkotike.

Kurse të pandehurit U.B., dhe M.Sh., me veturën “Audi” largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes kurse rreth orës 21:00 kalojnë në pikën kufitare  Glloboqicë në Republikën e Maqedonisë  së Veriut, me këtë do të kryenin në bashkëkryerje veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”  nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 31  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat