Policia në Ferizaj, javën e kaluar realizoi 42 urdhëresa të gjykatave

Ferizaj

Policia në Ferizaj, javën e kaluar realizoi 42 urdhëresa të gjykatave

Më: 26 gusht 2024 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

Për një javë, Policia Rajonale në Ferizaj ka realizuar 42 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.

Kjo u bë e ditur përmes një kumtese nga ana e policisë.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në komunikatë.

“Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat