Dy qytetarë nga Ferizaj dorëzojnë në polici para të gjetura në rrugë

Ferizaj

Dy qytetarë nga Ferizaj dorëzojnë në polici para të gjetura në rrugë

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 13:54
Foto ilustrim

Në dy raste të ndara dy qytetarë nga Ferizaj kanë gjetur para në rrugë dhe ato i kanë dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj

Policia bën të ditur se më 21.08.2024 rreth orës 21:00, tek sheshi ‘’Hyrë Emini’’ në Ferizaj, qytetarja I.Hajredini ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe ato i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.

Ndërkaq, më datën 28.08.2024, rreth orës 20:00 në Ferizaj, qytetarja nga Ferizaj F.Maloku ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe ato i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.

“Lusim pronarët e vërtetë të parave të humbura të paraqiten në stacionin e policisë në Ferizaj nga e hëna deri të premten, prej orës 08:00-16:00 dhe t’i tërheqin paratë e tyre të humbura”, .

Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj i ka falënderuar dy qytetarët I.Hajredini dhe F. Maloku për gjestin e tyre human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të parave të gjetura në stacionin e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat