Shkolla më e përfolur “Gjon Serreçi” në Ferizaj e nis mësimin me përmirësim të kushteve teknike

Ferizaj

Shkolla më e përfolur “Gjon Serreçi” në Ferizaj e nis mësimin me përmirësim të kushteve teknike

Më: 2 shtator 2024 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Procesi mësimor edhe në Komunën e Ferizajt ka filluar në të gjitha shkollat fillore dhe ato të mesme ashtu siç është planifikuar me kalendarin shkollor 2024/25. Kjo komunë ka bërë me kohë të gjitha përgatitjet teknike dhe furnizimin e shkollave me dokumente pedagogjike. Po ashtu janë bërë edhe lyrje të mureve e dezinfektim të hapësirave të brendshme të shkollave.

Sivjet, kjo komunë i ka bërë zgjidhje edhe nxënësve të shkollës më të përfolur “Gjon Serreçi” të cilët përveçse deri më tash procesin mësimor e kanë realizuar me 3 ndërrime, ata i kanë pasur edhe kushtet e rënda teknike.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Ferizajt, Afrim Llabjani, ka thënë për Telegrafin se vlen të theksohet se këtë vit kanë investuar në 10 shkolla në ambientet e brendshme për të krijuar kushte më të mira për nxënësit.

Llabjani ka treguar për shkollën më të përfolur “Gjon Serreçi”në të cilën nxënësit deri më tash kanë mësuar në kushte mjaftë të rënda teknike dhe me hapësira të ngushta

Po ashtu shkolla “Gjon Serreçi” nga ky vit ka filluar të zhvillojë procesin mësimor në dy ndërrime për shkak të ndërtimit të aneksit të shkollës që e kemi përfunduar dhe e kemi bërë gati për këtë vit shkollor. Sfidë besoj se do jetë çështja e furnizimit me tekste shkollore, ngase akoma është duke vazhduar subvencionimi i prindërve dhe kjo tregon për vonesën që do kenë nxënësit të pajisen me kohë me tekste shkollore”, ka thënë Llabjani.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat