Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se sot e ka vizituar Drejtorinë Rajonale të Policisë në Komunën e Ferizajt ku është diskutuar për dhunën në familje.
“Sot vizitova Drejtorinë Rajonale të Policisë në Komunën e Ferizajt me ç’rast diskutuam për adresimin e rasteve të dhunës në familje, sfidat me të cilat ballafaqohen, bashkëpunimi ndërinstitucional, nevojat e të mbijetuarave dhe rëndësinë e trajtimit serioz të rasteve të dhunës në familje.”
“Përfaqësuesve të policisë nga Ferizaj, Shtime, Shtërpca, Kaçaniku dhe Hani i Elezit iu ofrova mbështetjen time të plotë në punën që bëjnë dhe angazhimin e tyre ditor në mbrojtjen e qytetarëve tanë.”
Haxhiu ka thënë se nga janari deri më sot, në Komunën e Ferizajt janë raportuar 188 raste të dhunës në familje.