Ndalohet për 48 orë personi zyrtar në Ferizaj, dyshohet se falsifikoi dokumente

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë personi zyrtar në Ferizaj, dyshohet se falsifikoi dokumente

Më: 6 shtator 2024 Në ora: 12:09
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin me inicialet R.O.,- person zyrtar, në zyrën e gjendjes civile në Komunën e Ferizajt.

Ai u ndalua për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”

Kështu u bë e ditur nga një kumtesë e policisë në Ferizaj.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se ndaj të dyshuarit R.O, brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat