Komuna e Ferizajt, asfalton mbi 25 kilometra rrugë në lokalitete të ndryshme

Ferizaj

Komuna e Ferizajt, asfalton mbi 25 kilometra rrugë në lokalitete të ndryshme

Më: 6 shtator 2024 Në ora: 17:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Komuna e Ferizajt gjatë muajve të fundit ka realizuar një varg projektesh kapitale në infrastrukturën rrugore. Vetëm gjatë sezonit veror mbi 25 kilometra rrugë e rrugica u asfaltuar nëpër rrugë e lokale. Për realizimin e gjithë këtyre projekteve ishte edhe premtim elektoral i kryetarit të kësaj Komune Agim Aliu.

Meriton Hajdini, drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Ferizajt, ka thënë për Telegrafin se po vazhdojnë projektet kapitale për asfaltim të rrugëve nëpër lagje të fshatrave. Sipas tij përveç inaugurimit të segmentit të parë të nënkalimit afër Stacionit Policor janë realizuar edhe dhjetëra projekte të tjera me qëllim që qytetarët ta kenë më të lehtë qarkullimin.

“U asfaltuan shumë rrugë kryesore në qytet dhe në fshatra, si asfaltimi i rrugës kryesore dhe trotuarit në fshatin Prelez, filluam rikonstruimin e rrugës kryesore edhe në Kosinë, u asfaltuan mbi 25 km rrugë në fshatrat Jezerc, Softaj, Fshat i Vjeter, Bibaj, Greme, Burrnik, Lloshkobare, Komogllavë, Mirash, Prelez, Saraishtë, Sojevë, Zaskok, Pleshinë e shumë lokacione të ndryshme. Shumë nga këto projekte janë edhe në zhvillim e sipër, ku punimet janë duke vijuar pandërprere”, ka thënë Hajdini.

Sipas tij, pas përfundimit të rrugës “Ahmet Kaçiku”, në Ferizaj si segment kryesor në qytet, tashme kanë filluar edhe rikonstrumin e segmenteve kryesore tjera si rruga “Besim Rexhepi”,  “Cen Dugolli”, “Tahir Sinani” si dhe së shpejti edhe rruga. “Bedri Asllani”.

“Te gjitha këto projekte qe janë pjese e vazhdës së filluar me herët për transformimin komplet të zonës urbane të Ferizajt”, ka thënë Hajdini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat