Ndalohet një person në Ferizaj, dyshohet për mashtrim dhe kontrabandim të migrantëve

Ferizaj

Ndalohet një person në Ferizaj, dyshohet për mashtrim dhe kontrabandim të migrantëve

Më: 11 shtator 2024 Në ora: 10:23
Prokuroria Themelore Ferizaj

Prokuroria Themelore Ferizaj ka bërë të ditur se është ndalur një person për mashtrim dhe kontrabandim me migrantë.

Në komunikatën e prokurorisë tutje thuhet se ndaj të dyshuarit të do të vazhdohet me procedura të mëtejme hetimore.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh,  një (1) person të dyshuar me iniciale F.H..

Ai u ndalua për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Kontrabadimi me migrantë” nga neni 164 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat