Azemi publikon fotografi: Këto shkolla janë midis Ferizajt, ngjajnë me gërmadha e deponi mbeturinash

Ferizaj

Azemi publikon fotografi: Këto shkolla janë midis Ferizajt, ngjajnë me gërmadha e deponi mbeturinash

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 15:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Visar Azemi ka publikuar fotografi që tregojnë gjendjen e keqe të disa shkollave në këtë komunë.

Azemi shkroi në Facebook se disa prej shkollave në Ferizaj po u ngjajnë gërmadhave e deponive të mbeturinave.

Këto janë shkolla midis Ferizajit. Fatkeqësia është se më shumë se me institucione arsimore, ato ngjajnë me gërmadha e deponi mbeturinash”, shkroi Azemi.

“Infrastruktura shkollore e tillë pengon e pamundëson mësimin cilësor, por siç duket një qeverisje e betonit nuk e ka mendjen të nxënësit dhe arsimimi i tyre. Qyteti jonë meriton më mirë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat