Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Visar Azemi ka publikuar fotografi që tregojnë gjendjen e keqe të disa shkollave në këtë komunë.
Azemi shkroi në Facebook se disa prej shkollave në Ferizaj po u ngjajnë gërmadhave e deponive të mbeturinave.
“Këto janë shkolla midis Ferizajit. Fatkeqësia është se më shumë se me institucione arsimore, ato ngjajnë me gërmadha e deponi mbeturinash”, shkroi Azemi.
“Infrastruktura shkollore e tillë pengon e pamundëson mësimin cilësor, por siç duket një qeverisje e betonit nuk e ka mendjen të nxënësit dhe arsimimi i tyre. Qyteti jonë meriton më mirë”, shtoi ai.