Sot një 79 vjeçar në Ferizaj ka dorëzuar në Polici një kuletë me para dhe dokumente që e kishte gjetur në rrugë.
Policia njofton se pronari është identifikuar dhe është paraqitur në polici.
Atij i janë kthyer 530 franga, 145.5 euro dhe dokumente.
Njoftimi i plotë:
Me datën 24.09.2024 rreth orës 11:00 qytetari nga Ferizaj, H.Musliu i moshës 79 vjeçar ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura në rrugën ‘’Reçaku’’ në Ferizaj dhe ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.
Në ndërkohë është identifikuar pronari i portofolit të humbur, N.S nga fshati Brod i Shtërpcës dhe është paraqitur në polici .
Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë : 530 franga, 145.5 euro dhe dokumente tjera.
Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin H. Musliu për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit në stacionin e policisë .