18-vjeçari gjobitet me 300 euro për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Ferizaj

18-vjeçari gjobitet me 300 euro për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 17:25

Policia e ka ndaluar sot shoferin E.M. dhe e ka gjobitur atë me 300 euro për shkak të shkeljes së shpejtësisë të lejuar në fshatin Muhovc të Ferizajt.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se shoferi në fjalë ishte 18-vjeçar dhe se në zonën e kufizimit me shpejtësi deri në 40 kilometra në orë, kishte vozitur 110 kilometra në orë.

“Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse prej 300 euro, tre pikë negative dhe masë mbrojtëse prej tre muajve”.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes, të respektojnë shenjat e trafikut”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat