Këto janë premtimet e përmbushura të kryetarëve të komunave në regjionin e Ferizajt

Ferizaj

Këto janë premtimet e përmbushura të kryetarëve të komunave në regjionin e Ferizajt

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 11:00
Foto ilustrim

Instituti Gap, ka publikuar raportin e monitorimit të komunave dhe premtimet e kryetarëve gjatë fushatës zgjedhore. Nëpërmjet këtij raporti, instituti Gap, synon t’i mbajë përgjegjës kryetarët e komunave për premtimet e dhënë gjatë fushatës zgjedhore.

Për komunën e Ferizajt që drejtohet nga Agim Aliu, instituti Gap ka nxjerrë pasqyrat e projekteve te realizuara dhe ato të cilat kanë ngecur.

Në këtë komunë nga 69 projekte të premtuara nga kryetari Aliu, 29 projekte janë përfunduar, 13 gjysmë të përfunduara, 10 të filluara dhe 17 nuk kanë filluar”, thuhet midis të tjerash në statistikat e këtij raporti.

Sipas raportit për administratën ishin të premtuara 4 projekte, arsim 10, bujqësi 6, ekonomi 8, infrastrukturë 13, kulturë 11, shëndetësi 3 dhe shërbime publike 14 projekte.

Ndërkaq, në Kryetarin e Kaçanikut Besim Ilazin, janë nxjerrë pasqyrat e projekteve ku nga 94 projekte të premtuara, vetëm 25 janë përfunduar, 18 prej gjysmë të përmbushura, 13 të filluara dhe 38 nuk kanë nisur ende.

Ndërkaq, në Shtimen e Kryetarit Qemajl Aliu, nga 107 projekte të premtuara vetëm 37 prej tyre janë përfunduar, 23 të tjera gjysmë të përmbushura, 11 të filluara dhe 36 nuk kanë nisur fare.

Në Hanin e Elezit që drejtohej nga kryetari Mehmet Ballazhi, janë publikuar të dhënat se kanë përfunduar 25 projekte, 14 gjysmë të përmbushura, 17 të filluara dhe 22 nuk kanë nisur fare. Ky kryetar pati premtuar gjithsejtë 78 projekte kapitale për qytetarët. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat