Gjobiten dy shoferë në Ferizaj, tejkaluan shpejtësinë

Ferizaj

Gjobiten dy shoferë në Ferizaj, tejkaluan shpejtësinë

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Policia e Komunikacionit Rrugor në rrugën transitore në mes të fshatrave Varosh-Gërlicë të Ferizajt, ka ndaluar dy shoferët: B.M (F/K), e moshës 22-vjeçare, e cila zhvilloi shpejtësi 149 km/h në zonën e kufizimit 60 km/h dhe A.S (M/K) i moshës 22-vjeçar,  i cili zhvilloi shpejtësi 135, në zonën e kufizimit 60 km/h.

Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë kundërvajtëse prej 300 euro, tre pikë negative dhe masë mbrojtëse prej tre muajve.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara,me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes, të respektojnë shenjat e trafikut”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat