Banorët e komunitetit ashkali në Ferizaj kërkojnë nga MAPL-ja renovimin e shtëpive

Ferizaj

Banorët e komunitetit ashkali në Ferizaj kërkojnë nga MAPL-ja renovimin e shtëpive

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Banor të komunitetit ashkali në Ferizaj janë ankuar se ministria e Administrimit të pushtetit lokal prej kohësh po ua zvarrit procesin e renovimit të shtëpive të banimit, ani pse 11 përfitues i posedojnë vendimet zyrtare të kësaj ministrie.

Sipas përfituesve për renovim, disa herë janë ata ankuar në MAPL lidhur me këtë çështje por pa sukses.

Ndërkaq, në anën tjetër në ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, i kanë thënë telegrafit se është çështje ditësh që përfituesit për renovim të shtëpive do t’i marrin mjetet e tyre derisa lëndët janë duke u proceduar në ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve.

Jeton Shabani është në mesin e 13 përfituesve për renovim të shtëpive por që punimet nuk ka arritur t’i kryej shkaku i mungesës së mjeteve. Ai thotë se renovimi i shtëpisë së tij është i domosdoshëm.

Qe dy vjet presim për renovimin e shtëpive. Qe dy vjet nuk i kanë lëshuar mjetet ministria. Presim sot, nesër, sot, nesër dhe nuk i lëshojnë mjetet. Vendimet i kemi të MAPL-së, ,e unë po kërkoi përgjigje, asgjë tjetër, po kërkoi datën e caktuar për renovim të shtëpisë. Unë kam qenë në spital dhe isha në koma kur ka ndodhur nisja për aplikim, ndërkohë kur jam dalë nga spitali e kanë pranuar menjëherë projektin tim për renovim të shtëpisë, por mjetet nuk i kemi marrë”, ka thënë Kryeziu.

Ai ka shtuar se rreth kësaj çështje disa herë është ankuar por nuk ka marrë përgjigje nga Ministria e Administrimit të Pushtetit lokal.

Shtëpia ime është urgjente sepse sa herë ka të reshura të shiut uji futet brenda, pastaj shkallët për të hyrë në shtëpi i kam të pa mbuluara”, është ankuar ai.

Po ashtu edhe bashkëvendësi i tij, Besart Kryeziu, ka thënë për Telegrafin se kjo kategori e meriton renovimin e shtëpive derisa jetojnë në kushte të rënda të banimit.

Xhaxhai im është i sëmurë dhe unë po flas për të treguar për gjendjen e tij që ka nevojë urgjente për renovim të shtëpisë. Edhe ai është për përfitues nga MAPL-ja, por mjetet nuk i ka marrë ende sikurse janë 13 përfitues të tillë. Domethënë qe dy vjet, këta njerëz janë duke u mashtruar nga ministria dhe nga fjalët e njerëzve se i lëshojnë mjetet këtë javë ose në javën tjetër, por ju bëj apel pushtetarëve që e kanë në dorë këtë punë, le ti lëshojnë mjetet para se të futemi në sezonin e dimrit sepse më nuk mund të punojnë nëpër borë”, ka kritikuar ai.

Në anën tjetër nëpërmjet një përgjigje me shkrim Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka thënë se së shpejti kjo kategori do t’i përfitojnë mjetet e tyre për renovim të shtëpive derisa lëndët janë në procedurë të alokimit.

Lidhur me pyetjen e pranuar nga ana juaj, Ju njoftojmë se janë përfunduar të gjitha procedurat. Kërkesa për pagesën e subvencioneve ka shkuar ne MFPT,  dhe brenda kësaj jave do të ekzekutohet pjesa e parë e pagesave sipas kontratave të nënshkruara me përfituesit”, thuhet në përgjigjen e MAPL-së

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat