​Gjendet vetura e vjedhur në Dardani të Ferizajt

Ferizaj

​Gjendet vetura e vjedhur në Dardani të Ferizajt

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Policia rajonale e Ferizajt sot rreth orës 16:00 ka pranuar një informatë se në Koshare të Ferizajt është gjetur një veturë e braktisur.

Hetuesit rajonalë në vendin e ngjarjes kanë identifikuar veturën "Range Rover" me targa vendore, e cila ishte vjedhur më 23 tetor 2024, rreth orës 03:05, në Dardani të Ferizajt.

Si provë materiale vetura është sekuestruar, derisa të përfundojnë procedurat e ekzaminimit nga krim-teknikët rajonalë dhe kthimit te pronari i saj.

Policia është vënë në kërkim të personave të dyshuar për rastin vjedhje e rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat