Kërkohet paraburgim ndaj një personi për “Zjarrvënia” të ndodhur në një qendër tregtare në Ferizaj

Ferizaj

Kërkohet paraburgim ndaj një personi për “Zjarrvënia” të ndodhur në një qendër tregtare në Ferizaj

Më: 1 nëntor 2024 Në ora: 11:15
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit E.M., për veprën penale “Zjarrvënia”sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 24 tetor 2024, në Ferizaj, i pandehuri E.M., me dashje ka shtyrë dy të mitur që të kryejnë veprën penale zjarrvënia, në atë mënyrë pasi që i njëjti ishte mllefosur me të dëmtuarin A.D., shtytë njërin nga të miturit që për çmimin prej 1000 Euro, të i vë zjarrin veturës së të dëmtuarit, kështu që rreth orës 03.26, në parkingun e qendrës tregtare “The Village”, njëri nga miturit me një çekan thyen dritaren e derës së veturës së të dëmtuarit të tipit “Fiat Abart”.

Pastaj i mituri tjetër hedh benzinë në brendi të veturës dhe ia vë flaken, e cila dëmtohet tërësisht dhe vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 19.000.00 euro , me të cilën do të kryente shtytje për të kryer veprën penale “Zjarrvënia” nga neni 322 paragrafi 1 lidhur me nenin 32 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I pandehuri që nga data 31 Tetor 2024, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat