Këta janë kandidatët e NISMA’s për deputetë nga Ferizaj

Ferizaj

Këta janë kandidatët e NISMA’s për deputetë nga Ferizaj

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 12:26
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka prezantuar tre kandidatë të tjerë për deputetë, të cilët janë nga dega e Ferizajt.

Besnik Berisha, është ish-zëvendësminisër dhe aktualisht kryetar i degës së Nismës në Ferizaj.

“…përvojat e tij në nivele të larta të administratës shtetërore e bëjnë atë një përson të besueshëm dhe të vendosur për të sjellë ndryshime pozitive”, ka shkruar Limaj.

Kandidate për deputete është edhe Agnesa Hajredini, që është drejtoreshë e administratës në Komunën e Ferizajt.

“… një profesioniste e përkushtuar dhe me një eksperiencë në menaxhimin e proceseve administrative, e cila gjithmonë ka punuar për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve”.

Kandidati tjetër është Burim Ugzmajlin, për të cilin ka thënë se është  një figurë respektuese  në fushën e arsimit, profesionist me një vizion të qartë për zhvillimin e mëtjshme të sektorit arsimor.

“Ky është një ekip i përkushtuar dhe i gatshëm për të punuar për të mirën e qytetarëve tanë dhe për të kontribuar në progresin e përbashkët të Ferizajt, me këtë ekip të fuqishëm, besojmë se do të arrijmë rezultate të jashtëzakonshme!”, ka shkruar Limaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat