Kryetari i Ferizajt: Tronditës, lajmi për therjen e 4 qytetarëve

Ferizaj

Kryetari i Ferizajt: Tronditës, lajmi për therjen e 4 qytetarëve

Më: 11 nëntor 2024 Në ora: 18:58
Agim Aliu

Kryetari i Komunës së Ferizajt ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në këtë qytet, ku një person sulmoi me thikë katër qytetarë, prej tyre dy fëmijë.

Aliu ka thënë se kryesi i këtij akti kriminal, brenda pak minutave është vënë nën prangat e Policisë.

Ai ka përgëzuar Policinë për reagimin e shpejt në arrestimin e të dyshuarit.

Postimi i plotë:

Tronditës, lajmi për therjen e 4 qytetarëve - kalimtarë rasti në Ferizaj, dy prej të lënduarve të moshës minore e dy të tjerë të moshës madhore.

Kryesi i këtij akti kriminal, brenda pak minutave është vënë nën prangat e Policisë. Tani drejtësia do të thotë fjalën e saj.

Lutemi për shërimin e shpejt të të lënduarve!

Përgëzime Policisë së Kosovës në Ferizaj për reagimin e shpejt e me profesionalizëm të lartë, duke shmangur zgjerimin e mëtejmë të këtij akti kriminal.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat