Bedri Hamza nga Ferizaj: Do të krijojmë vende pune më të mira, më të paguara dhe më të sigurta

Ferizaj

Bedri Hamza nga Ferizaj: Do të krijojmë vende pune më të mira, më të paguara dhe më të sigurta

Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 18:16
Bedri Hamza

Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka qëndruar sot në Ferizaj, ku ka vizituar fabrikën “Toni”, e cila merret me prodhimin e snacks.

Hamza ka thënë se në qeverisjen e tij do të krijohen vende pune më të mira, më të paguara dhe më të sigurta.

“Një ekonomi e fortë nuk ka të bëjë vetëm me numrat, por ka të bëjë edhe me njerëzit. Unë besoj fuqishëm që së bashku do ta bëjmë Kosovën vend më të mirë, ku për çdo qytetar do të ketë mundësi për punë të mirë, pagë të dinjitetshme, siguri në punësim dhe respekt për të drejtat e punëtorëve. Qytetarët meritojnë ma shumë! Kosova mundet ma mirë!”, është shprehur kandidati i PDK-së për kryeministër.

Hamza, gjatë vizitës në fabrikën “Toni” ka theksuar se ekonomia dhe bizneset fuqizohen duke i fuqizuar punëtorët.

“Dikur ishte vetëm një ide, por sot është një biznes i suksesshëm. Një prodhues si fabrika “Toni” në Ferizaj, të cilën e vizitova sot, është tregues se me punë mund të arrihet çdo gjë. Ekonomia, bizneset, nuk mund të fuqizohen pa u fuqizuar edhe punëtorët”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat