Vonesa në furnizim me lëndë djegëse edhe në muajin nëntor në shkolla të Ferizajt

Ferizaj

Vonesa në furnizim me lëndë djegëse edhe në muajin nëntor në shkolla të Ferizajt

Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 22:11
Foto ilustrim

Drejtori i Arsimit në Ferizaj ka deklaruar se mund të ketë vonesa në furnizim me lëndë djegëse në shkolla për shkak të procedurave të  tenderimit. E këto po shihen si shqetësuese nga opozita e shoqëria civile në këtë qytet.

Furnizimi me lëndë djegëse nëpër disa shkolla të Ferizajt është duke u bërë me vonesë.

Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Komuna e Ferizajt, duke ia lënë për këtë fajin procedurave të prokurimit.

Drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani ka thënë se për shkak të ankesës së një operatori ekonomik, mund të paraqiten probleme në faza të mëvonshme.

Sipas tij, aktualisht të gjitha shkollat e qytetit janë të furnizuara me lëndë djegëse.

“Në këtë fazë nuk kemi telashe sepse të gjitha shkollat janë duke e mbajtë procesin mësimor ashtu siç kërkohet dhe janë duke i realizuar orët mësimore, por nëse vazhdon mospërgjigja e OSHP-së karshi ankesës së cilës e ka bërë operatori ekonomik atëherë ka mundësi që neve të na zgjaten problemet dhe mund të kemi telashe pak më vonë përndryshe tani jemi gjithçka në rregull”, tha Llabjani.

Këtë po e shohin si shqetësuese nga opozita në këtë komunë, ku thonë se janë humbur shumë orë si pasojë e kësaj.

Amir Rexhepi nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se nuk kanë marrë kurrfarë përgjigje për këtë nga niveli lokal.

“Në seancën e fundit të Kuvendit Komunal në kemi kërkuar si LVV kemi prpoopzu një pikë tërendit të ditës që të diskutohet për gjendjen e shkollave në komunën tonë mirëpo Partia Demokratike e Kosovës nuk e ka mbështetur këtë pikë dhe në shenjë pakënaqësie kemi lëshuar seancën e Kuvendit Komunal”, tha Rexhepi.

E nga shoqëria civile po shihet se me këto veprime nuk është prioritet arsimi në Komunën e Ferizajt.

“Vetëm një pyetje z.Llabjani me kuptu se kush i zhvillon aktivitetet e prokurimit, a është naj farë organi tjetër jashtë Komunës së Ferizajt apo brenda. Faji është brenda institucionit të tij sidomos joplanifikimi i duhur. Vendosja e kritereve diskriminuese dhe mosvlerësimi i drejtë e ka shkaktuar një problem të tillë nuk ka kurrfarë filozofie këtu. Por prioriteti i tij nuk është arsimi, është poena politikë për me abuzu dhe zhvatë postin të cilin ai e ushtron si drejtor i Drejtorisë së Arsimit”, tha Kenan Gashi nga OJQ Avonet.

Tëvë1 ka raportuar edhe para disa ditësh që ka pasur vonesa në furnizim me dru nëpër disa shkolla në fshatra të Ferizajt.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat