Personat me aftësi të kufizuar në Ferizaj kërkojnë nga institucionet lokale e qendrore kushte më të mira për qarkullim dhe mirëqenie

Ferizaj

Personat me aftësi të kufizuar në Ferizaj kërkojnë nga institucionet lokale e qendrore kushte më të mira për qarkullim dhe mirëqenie

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 13:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Në ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar, është kërkuar infrastrukturë moderne dhe mirëqenie për këtë kategori. Përfaqësues të kësaj kategorie në Ferizaj kanë kërkuar pjerrina në rrugët e qytetit dhe vendkalime me sinjalizues, punësime e të ardhura më të mira nga shteti. Në këtë komunë prej kohësh është i themeluar edhe komiteti konsultativ që trajtojnë raste të ndryshme dhe ndihmojnë personat me aftësi të kufizuar.

Nazim Nuredini, kryesues i komitetit konsultativ në Ferizaj, ka thënë për telegrafin se kjo ditë ka rëndësinë e barazisë, përfshirjes dhe respektimit të të drejtave të personave me Aftësi të Kufizuar.

Komiteti Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuar në Kuadër të Komunës së Ferizajt në vazhdën e takimeve të rregullta temë kryesore ka qenë: Mundësia për qarkullim me shirita rrugorë të veçantë në rrugë urbane.(është ralizu në disa rrugë në Qytet) Qasje sa më të lehtë në institucione publike, megjithëse në disa raste ekzistojnë mundësitë nëpërmjet liftit. Pastaj për personat paraplegjik dhe tetraplegjik kërkesë kryesore ka qenë të mundësohet vizita e vlerësimit nga komisionet në shtëpi dhe për kategorinë e parë të mos ketë rivlerësim të gjendjes”, ka thënë Nuredini.

Sipas Nuredinit, në çdo takim që kanë pasur me zyrtarë të Qeverisë, takime publike në Kuvendin Komunal e të tjera, kanë kërkuar të merren masa urgjente që të mos i bartin familjarët për vlerësim, sidomos personat e palëvizshëm.

Pas angazhimeve tona, tash aplikimet për këtë kategori janë përmes E-Kosova dhe vlerësimet bëhen me termine dhe në shtëpi. Ndërkohë kemi vizituar panaire të punës dhe kemi kontaktuar edhe me drejtorin e Entit për Punësim për të parë se a ka të interesuar për punë, ndërkaq, përgjigja është se nuk janë të informuar saktë që nëse ata punojnë a ju ndalet pensioni. Sidoqoftë për këtë kategori sado që mundohet shteti dhe të gjithë ne, prapë se prapë nuk mjafton, andaj kërkohet mirëqenie më e mirë për të gjithë personat me aftësi të kufizuar”, ka thënë Nuredini.

Arben Halili, drejtor për Shërbime Publike në Komunën e Ferizajt, ka thënë se në të kaluarën komuna ka rregulluar pjerrina nëpër rrugë për persona që lëvizin me karroca, por zotohet se edhe në të ardhmen sipas kërkesave të tyre do t’i rregullojnë ato.

Shumica e rrugëve dhe hyrjeve nëpër institucione i kanë pjerrinat, ndërkohë edhe në ardhmen sipas nevojave komuna do t’i rregullon ato. Po ashtu komuna po i mbështet këta persona edhe në mënyra të ndryshme me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së tyre”, ka thënë midis të tjerash ai. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat