Disa rrugë në fshatin Jezerc të Ferizajt janë ende të pakalueshme për shkak të reshjeve të mëdha të borës. Banorët i thanë televizionit se janë detyruar të paguajnë kompani për pastrimin e rrugëve, derisa Komuna s’tregoi pse nuk kanë asnjë kompani të kontraktuar për pastrimin e rrugëve.
Në këtë gjendje është tash e disa ditë.
Rruga në lagjen Uksmajli në fshatin Jezerc të Ferizajt është vështirë e kalueshme.
Kjo për shkak se Komuna ende nuk ka nënshkruar kontratë për pastrimin e borës.
E 76 vjeçari, Mehdi Hajdari që banon në këtë fshat, tregon se është detyruar që të dalë vet ta pastrojë rrugën.
Kurse Fadil Hajdari thotë se janë detyruar me mjete vetanake të angazhojnë kompani private.
Derisa drejtori i shkollës së fshatit, Burim Uksmajli kërkon një zgjidhje afatgjate.
E nga opozita thonë se do duhej që një zgjidhje të ofrohet para sezonës dimërore.
Media ka tentuar gjatë ditës të marrë një qëndrim nga Komuna e Ferizajt se pse nuk ka asnjë operator të kontraktuar.
Por përkundër se fillimisht kanë pranuar, më pas kanë qenë të paqasshëm.