Strehimores së improvizuar për qenë në Ferizaj tani i duhet edhe ushqimi

Ferizaj

Strehimores së improvizuar për qenë në Ferizaj tani i duhet edhe ushqimi

Më: 15 dhjetor 2024 Në ora: 10:27
Foto ilustrim

Në Ferizaj është improvizuar një strehimore për qen, falë dashurisë ndaj kafshëve të dy qytetarëve. Ata thonë se këtë iniciativë e ndërmorën sepse qentë pa strehë kanë nevojë që në këto ditë të ftohta të kenë një strehimore ku do ta kenë më ngrohtë.

Falë vullnetit të mirë dhe dashurisë ndaj kafshëve e sidomos ndaj qenve, Artan Ismajli dhe Mexhit Zeqiri kanë improvizuar një strehimore të përkohshme për qentë te parku "Liria" në Ferizaj, në afërsi të vendit ku ndodhet pika e vetushqyerjes për qentë, e vendosur nga komuna.

Ata thonë se këtë iniciativë e ndërmorën sepse qentë pa strehë kanë nevojë që në këto ditë të ftohta të kenë një strehimore ku do ta kenë më ngrohtë.

“Iniciativa ka lindur për shkak të nevojës duke marr parasysh qenët këtu ne i kemi ushqyer mirëpo kanë fjetur në të ftohët në shi borë në tokë edhe kemi pasur një dëshirë që ata të kenë një komoditet një rehati të mos ketë lagshtë që të mos flejë në borë në shi e kemi rregulluar një vendqëndrim modest këtu”, thotë Artan Ismajli, veteriner dhe aktivistë për mbrojtjen e kafshëve dhe shpezëve.

Pos sigurimit të ushqimit dhe strehimit, ata përkujdesen edhe për shërimin e këtyre kafshëve.

“Për çdo qenë kemi kur qytetarët na njoftojnë që në filan vendin është që është i sëmur ose i  lënduar ose i aksidentuar që shkojmë e marrim e mjekojmë ka raste që i kemi dërguar edhe jashtë vendit, thotë Mexhid Zeqiri, aktivist për mbrojtjen e kafshëve dhe shpezëve

Qytetarët e Ferizajt e kanë përkrahur këtë iniciativë që qenve endacakë t'iu krijohen kushte më të mirë në këto ditë të ftohta.

“Po iniciativë shumë e mirë për besë për arsye se çdo qytetar ai që vjen një herë apo dy herë në javë ai kishte qenë mirë që ta ruajnë ushqimin edhe që t?jua sjellin kafshëve këtu. Besojë se çdo qytetar duhet të marrin të njëjtin veprim sikurse ata të cilët e kanë ndërtimin”, thotë qytetari Besim Alliaj.

Kurse, Beqir Prekopuca thotë se ajo është shumë gjë humane, një gjë shumë e mirë, që po interesohet dikush për ta edhe tregon se ai u sjell shpesh ushqim atyre.

Ndërsa projekti i komunës për ndërtimin e qendrës për strehimin e përkohshëm për qentë endacakë është në fazën e realizimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat