Në listën e qyteteve pa energji elektrike, hynë edhe Ferizaj.
Gazetarja korrespodente, Çliresa Hasani për emisionin “Ora Shtatë” të Klan Kosova, tha se dita e mërkurë ishte dita më kritike për Ferizajn, pasi u përballën me mungesë të rrymës gati gjatë gjithë ditës.
“Përsëri nuk kemi energji, apo kemi tension aq të ulët sa është fare e papërdorshme energjia elektrike. Tri ditë kaluan me shumë vështirësi, e e mërkura ka qenë dita më kritike për shkak se dje gati tërë ditën nuk kemi pasur energji, të paktën në qytet. Në fshatra nuk ka pasur fare, e ka fshatra që nuk kanë pasur energji elektrike për dy ditë”, tha ajo.
Ajo shton se është e papranueshme që një qytet i tërë të mbes për tri ditë në terr.
“Është e papranueshme, ashti siç tha edhe kryetari i komunës, që një qytet i tërë të jetë për tri ditë në terr”