Ferizaj kontrakton dy tenderët më të rëndësishëm me negocim

Ferizaj

Ferizaj kontrakton dy tenderët më të rëndësishëm me negocim

Më: 3 janar 2025 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Komuna e Ferizaj javë më parë pati anuluar dy tenderët më të rëndësishëm për sezonin dimëror, atë për ngrohjen e shkollave me lëndë djegëse dhe atë për mirëmbajtjen e rrugëve. Ndërkohë këto procedura janë zhvilluar me negocim shkaku i gjendjes emergjente për realizim të shërbimeve.

Tenderi i druve për të cilin pati raportuar telegrafi javë më parë ishte anuluar shkaku i ankesave të operatorëve të tjerë ani pse ata kishin ofertuar me çmime më të larta, ndërkohë për shkak të transparencës dhe shqyrtimit të lëndës drejtoria e Arsimit e pati anuluar atë. Ndërkohë të gjitha shkollat po furnizohen me dru nga një kompani përmes procedurave me negocim.

Ndërkohë të njëjtat ankesa ishin proceduar edhe për tenderin për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit dimëror. Ndërkohë për mirëmbajtjen e rrugëve komuna ka zhvilluar procedura me negocim me Kompaninë Rajonale të Mbeturinave ‘’Pastërtia’’. Kjo kompani menjëherë pas të reshurave të borës është aktivizuar me makineri profesionale e fuqi punëtore për pastrimin e të gjitha rrugëve lokale dhe qendrore.

Rreth kësaj çështje ka reaguar organizata joqeveritare ‘’Avonet’’ e cila monitoron zhvillimet në Komunën e Ferizajt.

Kenan Gashi drejtor në këtë organizatë, ka thënë se komuna ka pasur mundësi disa muaj më parë t’i finalizon procedurat tenderuese për këto dy projekte dhe mos të jepen qindra e mijëra euro të taksapaguesve përmes kontratave me negocim.

‘’Vendosja e kritereve diskriminuese dhe mos vlerësimi i drejtë i kompanive ofertuese në këto dy projekte, ka shkaktuar këtë gjendje. Kontratat me negocion nuk janë të preferuara. Kur bëhet fjalë për një kompani publike, komuna me kohë është dashur ta zbaton ligjin e prokurimit neni 9, paragrafi 9.4 që thotë se nëse kryhet një shërbim  nga një autoritet publik fillimisht është dashur t’ ia mundëson një marrëveshje e pastaj të shpallet tenderi i hapur. Mirëpo, në këtë rast komuna i ka shpallur tenderët e pastaj është rikthyer të negocion me kompaninë publike ‘’Pastërtia’’ gjë që e ka vonuar vetën dhe ka nxitur dyshime për keqmenaxhim të parasë publike’’, ka thënë Gashi.

Po ashtu Gashi ka thënë se edhe në rastin e tenderit me dru për ngrohjen e shkollave, komuna është dashur të përfundon me kohë.

‘’Komuna që në pranverë ka pasur mundësi ta përfundon tenderin për ngrohjen e shkollave me lëndë djegëse, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, ndërkohë ka ardhur një situatë e cila është e ditur se shkollat po furnizohen me një kontratë të negociuar. Edhe kjo gjendje nuk është aspak e preferuar, prandaj sugjerojmë komunën që situatat e tilla mos të krijohen për të ardhmen’’, ka thënë Gashi.

Në anën tjetër Afrim Llabjani, drejtor i Arsimit në Komunën e Ferizajt në një intervistë për telegrafin pati sqaruar se procedurat e tenderimit për lëndë djegëse për shkolla janë zhvilluar me kohë para sezonit veror, mirëpo ato kanë zgjatur pas ankesave të operatorëve ekonomik.

Ne si komunë me kohë i kemi zhvilluar procedurat për furnizim të shkollave me dru, mirëpo herën e parë është anuluar tenderi shkaku i papërgjegjësive të operatorëve ekonomik. Kurse pasi janë finalizuar procedurat ka ardhur një ankesë nga një operator ekonomik edhe pse ai ishte më i shtrenjtë se operatori fitues. Ndërkohë është lidhur një kontrat negocimi sipas ligjeve në fuqi dhe gjendja është stabile me furnizim të druve. Ngjajshëm mund të veprohet edhe për drejtoritë e tjera sipas ligjeve në fuqi”, ka thënë Llabjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat