Gjatë 2024-s kontrata kolektive në Ferizaj ua mori drejtorisë së infrastrukturës mbi 2 milion euro

Ferizaj

Gjatë 2024-s kontrata kolektive në Ferizaj ua mori drejtorisë së infrastrukturës mbi 2 milion euro

Më: 7 janar 2025 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

Drejtoria për Infrastrukturë në Komunën e Ferizajt, gjatë vitit 2024 ka finalizuar një varg projektesh kapitale, por një pjesë e tyre janë zvarritur shkaku i procedurave përmbarimore të kontratës kolektive në arsim.

Nga 6 milion euro sa kishte kjo drejtori për projekte kapitale mbi 2 milion euro ua mori përmbaruesi për kontratën kolektive.

Meriton Hajdini, drejtor për infrastrukturë në këtë komunë, ka thënë për telegrafin se projektet e mbetura në gjysmë gjatë vitit të kaluar, do të vazhdohen sivjet.

“Vitin që lamë pas kemi pasur një vështirësi shumë të madhe nga kontrata kolektive ku drejtoria e jonë e infrastrukturës është dëmtuar me afër 2 milion euro të cilat janë marrë nga përmbaruesit për kontratën kolektive. Kjo e ka ndalur dinamikën e punimeve pasi që ne kemi pretenduar të punojmë edhe më shumë, mirëpo duke u bazuar në buxhetin që e kemi pasur nuk kemi mundur t’i realizojmë të gjitha, mirëpo këto nuk do të ndalen dhe do të vazhdojmë gjatë 2025-s sepse tashmë e kemi buxhetin dhe do t’i përfundojmë të gjitha projektet që i kemi në gjysmë”, ka thënë deklaruar Hajdini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat