Hamza në Ferizaj: Plani im për fuqizimin e grave është ambicioz

Ferizaj

Hamza në Ferizaj: Plani im për fuqizimin e grave është ambicioz

Më: 22 janar 2025 Në ora: 20:02
Pamje nga takimi

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, në një tubim elektoral ka takuar gratë në Ferizaj. Hamza u tha grave të pranishme se plani i tij qeverisës përfshin një agjendë serioze në fuqizimin e gruas.

Ai tha se do ta rishikojnë ligjin e punës dhe zgjatjen e pushimit të lehonisë, dhe u zotua për fuqizimin ekonomik të grave.

Sot është koha që kjo forcë të ndihet e të fuqizohet, sepse Kosova mundet më mirë dhe kjo fillon këtu me juve. Gratë do të kenë vendin që meritojnë në politikë, biznes, në çdo segment të jetës. Ato do të mbështeten për të marrë poste të rëndësishme publike. Do ta shikojmë ligjin e punës për të ofruar pushim të denjë të lehonisë”, deklaroi Bedri Hamza.

Ai tha se do të ketë zero tolerancë për dhunën në familje dhe se ka plan të qartë që çdo grua në Kosovë të ndihet e sigurt.

Siç tha Hamza, plani i tij qeverisës, përfshin ndërtimin e qendrave të reja për të moshuarit dhe fëmijët me nevoja të veçanta, në qytetet e mëdha të Kosovës.

Në këtë takim u prezantuan edhe gratë-kandidate për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës nga rajoni i Ferizajt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat