Policia në Ferizaj ka njoftuar se me veturë inteligjente ka identifikuar dhe shqiptuar 680 gjoba për kundërvajtje të ndryshme gjatë muajit janar të vitit 2025.
Shkeljet më të shpeshta përfshijnë:
Kërpudhat zhduken nga rrënjët: bëjeni këtë gjatë natës
– Mosrespektimi i shpejtësisë së lëvizjes, 370 gjoba
– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 38 gjoba
– Skadimi i regjistrimit të automjetit, 32 gjoba
– Xhamat e errësuar në automjet, 29 gjoba
– Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 20 gjoba
– Drejtimi i mjetit pa patentë shoferi, 17 gjoba
– Tejkalime të parregullta, 12 gjoba
– Shkelje të tjera, 162 gjoba
“Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në rritjen e sigurisë në rrugë. Gjithashtu, u bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje të vërejtur në trafik.”