Kaplohen nga zjarri një punëtori e mobileve dhe një shtëpi në Ferizaj

Ferizaj

Kaplohen nga zjarri një punëtori e mobileve dhe një shtëpi në Ferizaj

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 23:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Në lagjen "Toska" në fshatin Komogllavë të Ferizajt një punëtori e mobileve dhe një shtëpi  janë kapluar nga zjarri.

Lajmin për RTK e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai tha se përpos  dëmeve materiale që konsiderohen të mëdha viktima në njerëz nuk ka.Veseli njoftoi  se zjarrfikësit dhe Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes .

“Ju njoftojmë se më datën 11.02.2025, rreth orës 21:50, jemi njoftuar se në fshatin Komogllavë, përkatësisht në rrugën “9 Prilli”, është duke u djegur një mobilieri. Patrulla jonë menjëherë ka vazhduar drejt këtij lokacioni dhe njofton se dëmet e shkaktuara nga zjarri ende nuk dihen. Po ashtu, në vendngjarje kanë dalë edhe njësia e zjarrfikësve. Në vend të ngjarjes janë edhe hetimet e stacionit. Për informata shtesë, ju njoftojmë me raport të vazhdueshëm”, tha Veseli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat