N.P.L “Ambienti” Sh.A ka sjellë një inovacion të ri për të gjithë qytetarët, pasi në nënkalimin nëntokësor, tashmë është vendosur aparatura më moderne për qasjen në parking, e cila funksionon përmes smartkartelave dhe pagesës së automatizuar.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se me këtë teknologji të re, parkimi bëhet më i lehtë dhe më i shpejtë, pa pasur nevojë për të bërë pagesën tek arkatari.
“Përdoruesit mund të kryejnë pagesën drejt e në aparat, duke shmangur radhët dhe duke përfituar nga një sistem më i avancuar dhe i sigurt. Qasje e shpejtë dhe e lehtë, pagesë direkte në aparat, smartkartela për një përvojë më të thjeshtë dhe të sigurt”, thuhet në postim.
Po ashtu sipas postimit, ky sistem modern është pjesë e përkushtimit tonë për të ofruar shërbime më të avancuara dhe për të përmirësuar përvojën tuaj të parkimit në qytet.