Policia regjionale në Ferizaj prezanton raportin e punës për vitin 2024

Ferizaj

Policia regjionale në Ferizaj prezanton raportin e punës për vitin 2024

Më: 28 shkurt 2025 Në ora: 15:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia Rajonale në Ferizaj, ka prezantuar raportin vjetor të punës për vitin 2024 në të cilin janë publikuar të arriturat dhe sfidat e këtij institucioni.

Drejtues të këtij institucioni kanë thënë se është një punë e përbashkët ekipore të cilët po vazhdojnë të kontribuojnë për të ofruar siguri për qytetarët.

Faton Pllana, drejtor i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, midis të tjerash ka shprehur mirënjohje për gjithë punonjësit e policisë së Kosovës për një angazhim të vazhdueshëm në luftimin e krimit dhe forcimin e rendit publik.

Ndërkaq, sipas raportit, gjendja e sigurisë vazhdon të mbetet e qetë dhe stabile.

Gjatë vitit 2024 Policia Rajonale e Ferizajt ka trajtuar gjithsejtë 4 mijë e 276 raste, ndërkaq janë zbuluar gjithsejtë 2269 raste të veprave penale.

Gjatë 2024-s janë shënuar 2 raste të vrasjeve të rënda, 24 raste të lëndimit trupor, 323 lëndime të lehta, 530 raste të vjedhje, 214 vjedhje të rënda, 9 grabitje, 173 raste të dhunës në familje dhe janë realizuar 2268 raste të urdhëresave të gjykatave.

Sa i përket komunikacionit rrugor, gjatë vitit 2024, janë shënuar gjithsejtë 1994 aksidente prej tyre 5 me fatalitet dhe 785 me lëndime në të cilat janë lënduar gjithsejtë 1115 persona.

Aksidente me dëme materiale janë regjistruar gjithsejtë 1204 dhe janë shqiptuar gjithsejtë 69 mijë e 121 gjoba në trafik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat