Në kuadër të bashkëpunimit, Drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, Nënkoloneli Faton Pllana, së bashku me stafin e tij, është takuar me Aleman Stacie, Agjente Speciale e Ekipit të Reagimit të Kontingjencës, Departamenti i Ushtrisë Amerikane.
Gjatë takimit, drejtori Rajonal Pllana e informoi Aleman dhe stafin e saj mbi situatën e sigurisë në rajon, të cilën e vlerësoi si të qetë.
Ai gjithashtu prezantoi disa nga aktivitetet e ndërmarra nga Policia Rajonale për parandalimin incidenteve kriminale.
Në këtë takim u diskutua edhe për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Policisë Rajonale të Ferizajt dhe Departamentit të ushtrisë amerikane, me qëllim ruajtjen dhe forcimin e sigurisë së përgjithshme në rajon./