Policia Rajonale e Ferizajt edhe gjatë javës së kaluar ka qenë mjaftë aktive për monitorimin e qarkullimit të automjeteve në komunikacion. E gjithë aktivitetet e tyre janë bazuar në planet operative me qëllim të parandalimit të aksidenteve. Gjatë kësaj periudhe policia në terren ka shqiptuar gjithsejtë një mijë e 455 gjoba për shkelësit e komunikacionit.
Po ashtu gjatë javës së kaluar Policia në këtë regjion ka pezulluar gjithsejtë 10 patent shofer për shkelësit e rregullave në komunikacion.
Lidhur me shkelësit në komunikacion, policia në Ferizaj kërkon bashkëpunim me qytetarët dhe zotohej se të dhënat e tyre do të mbeten në koefidencialitet të plotë.
“Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes: Stacionit më të afërt policor, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe përmes numrave të urgjencës: 192, 0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në raportin javor të Policisë.