Filmi i James Bond “No Time To Die” thuhet se do ketë një shtyrje sërish për shkak të coronavirusit, kësaj here deri në vjeshtë të këtij viti.
Sipas Deadline, seria e ardhshme nuk do të publikohet më 2 prill ashtu siç ishte planifikuar.
Filmi, i cili do të sjellë Daniel Craig në paraqitjen e fundit si agjent sekret, u shty më parë nga data e publikimit në nëntor 2020.
Para kësaj, u shty po ashtu nga prilli i vitit 2020 për në nëntor.
Ndërkohë, janë ngritur spekulime rreth asaj se kush do të luajë Bond-in e ardhshëm pasi Craig të largohet këtë vit.
Ndër aktorët e preferuar për këtë rol janë Tom Hardy dhe James Norton, ndërsa Idris Elba gjithashtu ishte një nga kandidatët.
Duhet theksuar sërish që “No Time To Die” do të jetë paraqitja e pestë dhe e fundit e Daniel Craig si agjenti 007.