“Love” fiton çmim special në Festivalin prestigjioz të filmit në Amerikë

Filma

“Love” fiton çmim special në Festivalin prestigjioz të filmit në Amerikë

Më: 28 janar 2021 Në ora: 16:52
Foto ilustrim

Filmi i regjisorit Dionis Papadhimitri, “Love” ka fituar çmimin special të jurisë në Festivalin e Filmit Bayou në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky çmim për filmin shqiptar vie në edicionin e 16-të të Festivalit, i cili u mbajt përgjatë intervalit kohor 20-27 janar.

“Love” portretizon krizën jetësore të një një burri 40 vjeçar të ndarë së fundmi nga gruaja e tij, teksa ai kthehet në vendin e tij, në kërkim të vetes.

Skenari i shkruar nga Irvin Mucaj dhe Dionis Papadhimitri, jetësohet në film përmes paraqitjes artistike të aktorëve Genti Kame, Luli Bitri, Rozina Kostani. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat