“South Park” do të rikthehet me një episod të veçantë muajin e ardhshëm.
Regjisorët Trey Parker dhe Matt Stone kanë deklaruar se po sjellin “Specialen e Vaksinimit” për admiruesit muaji tjetër. Sezoni i fundit i “South Park” ishte në 2019-n.
Ndjekur nga episodi paraprak “Speciali i Pandemisë”, tash episodi i ri do të paraqesë qytetarët që tentojnë të sigurojnë vaksinat kundër COVID-19, shkruan NME.
Episodi i ri vjen pas konfirmimit për datën e premierës së sezonit të 24 të serive të animuara, i cili është shtyrë vitin e kaluar për shkak të pandemisë.